Ambasadorja Bërns: Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim te gjyqësori

    Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Kate Bërns sot në konferencën para gjykatësve tha se qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim në gjyqësor. Ajo iu referua një sondazhi të fundit të “Eurothink” ku vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit dhe për të rikthyer besimin, qytetarët duhet të shohin që sistemi funksionon, përcjell Nistori.

    “Nuk është sekret që opinioni nuk beson te drejtësia. Në fakt, një sondazh i fundit i “Eurothink” zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon.

    Qytetarët duhet të sigurohen se rastet e tyre do të shqyrtohen nga gjykatat neutrale dhe të pavarura brenda një kohe të arsyeshme. Ky është një parim bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha Bërns sot në konferencën gjyqësore ndërkombëtare “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformës – Pritjet dhe realiteti”.

    Sipas saj, gjyqësori duhet të jetë efikas, i pavarur dhe të zbatojë ligjin njëlloj për të gjithë nëse dëshiron të rikthejë besimin e qytetarëve.

    “Rivendosja e besimit të opinionit mund të arrihet vetëm nëse të gjithë gjyqtarët bëjnë më shumë se sa pritej prej tyre kur u betuan”, tha Bërns.

    Lajmi Paraprak

    Paul Pogba merr oferta nga dy klube angleze

    Lajmi i rradhës

    30 mijë ton grurë nga Serbia në Shqipëri | Vuçiç: Për Shqipërinë do bëjmë përjashtim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë