Paul Pogba merr oferta nga dy klube angleze

    Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është kontaktuar nga klubet e Ligës Premier, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

    29-vjeçarit francez i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe mund të përfundojë një transferim të lirë tek cilido klub.

    Pogba ka shprehur tashmë një interes për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe besohet se Real Madridi dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar.

    Sipas The Mirror, disa klube të mëdha evropiane thuhet se kanë kontaktuar përfaqësuesit e Paul Pogba për një lëvizje gjatë verës, duke përfshirë dy skuadra në Ligën Premier.

    Fillimisht nuk dihej se cilat ishin klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit, por tashmë janë zbuluar emrat e tyre.

    Sipas mediumit The Sun, Newcastle United dhe Aston Villa janë duke përgatitur oferta befasuese për mesfushorin e Djajve të Kuq.

    Thashethemet sugjerojnë se Pogba nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në verë për një sërë arsyesh.

    Pogba mendohet se dëshiron të dijë identitetin e trajnerit të ardhshëm të Unitedit para se të thotë lamtumirën e tij në Old Trafford. 

    Lajmi Paraprak

    NATO do të shmangë përhapjen e luftës

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Bërns: Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim te gjyqësori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë