Ambasadorja Zadorozhnjuk: Konflikti në Ukrainë do të sjellë ndryshime rrënjësore në politikën botërore

    Fotografia: A Mehmeti

    Pas luftës së nisur nga Rusia, do të ketë ndryshime rrënjësore, jo vetëm në politikën evropiane por edhe në atë botërore, tha në intervistën për AIM-n ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk.

    Për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, ambasadorja Zadorozhnjuk tha se Kievi tani po punon që të kalojë shpejt procedurën speciale dhe Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.

    “Gjithçka varet nga vullneti politik i Evropës, mbi të cilin po punon Kievi. Bashkimi Evropian tani po ndërmerr hapa të paprecedentë për të mbështetur Ukrainën. Do të presim përgjigjen e Komisionit Evropian”, tha Zadorozhnjuk për AIM-n.

    Ambasadorja tha se sot nuk ka asnjë valë të madhe refugjatësh nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut.

    “Shumica e njerëzve janë akomoduar tek miqtë dhe të afërmit. Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut telefonojnë dhe vijnë në Ambasadë dhe ofrojnë akomodim për qytetarët tanë, për çka u jemi jashtëzakonisht mirënjohës.

    Aktualisht jemi duke punuar me agjencitë përkatëse qeveritare për të siguruar që qytetarët tanë të kenë mundësinë të kërkojnë kujdes mjekësor kur është e nevojshme dhe që fëmijët të ndjekin shkolla dhe kopshte. Sot kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për këtë çështje”, shtoi ambasadorja e Ukrainës në RMV.

    Lajmi Paraprak

    SAShK këmbëngul, kërkon rritje të pagave në arsim

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV nuk kanë shpresë për ulje të çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë