Qytetarët në RMV nuk kanë shpresë për ulje të çmimeve

    abstract blur in supermarket for background

    Me apo pa TVSH, çmimet e produkteve elementare ushqimore janë të shtrenjta për qytetarët. Ata thonë se nuk presin ndryshim drastik të çmimeve.

    Ankohen se të gjitha masat e marra janë të vonuara për shkak se ushqimet janë shtrenjtuar disa muaj më parë.

    “Askush nuk beson asgjë çfarë thuhet, absolutisht. Si e kaloni muajin? E kaloj mirë sepse e organizoj mirë, përndryshe është keq”.

    “Mendoj se nuk duhet të ulet dhe të shkojë ashtu siç duhet, sipas kushteve të tregut. E gjithë kjo ndërlikon gjithçka tjetër. Çfarë e ndërlikon punën e tregtarëve? Gjithçka është e ndërlikuar në mënyrë të panevojshme për të gjithë, si për administratën ashtu edhe për tregtarët”.

    Tregtarët deri dje kishin për obligim që të rregullojnë arkat fiskale sipas rregullave të reja gjegjësisht çmimet e ushqimeve bazë të jenë pa TVSH. Inspektorët e DAP janë në terren, por gjendjen e përcjellin edhe përmes softuerit GPS me të cilin shteti çdo ditë monitoron qarkullimin e realizuar në tregti.

    Qytetarët mund të shohin në faturën fiskale nëse buka, sheqeri, vaji i gatimit, qumështi, mishi, orizi dhe vezët shiten pa TVSH. Në vend të 5%, këto produkte duhet të shiten pa TVSH deri në fund të majit. Kjo është një nga masat antikrizë. Është në fuqi edhe masa për të ardhura të kufizuara tregtare nga produktet elementare ushqimore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ambasadorja Zadorozhnjuk: Konflikti në Ukrainë do të sjellë ndryshime rrënjësore në politikën botërore

    Lajmi i rradhës

    “Boki 13” pretendon se ishte keqpërdorur nga ish-kryeministri Zaev

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë