ANKOHEN FERMERËT: Më shumë fitojnë tregtarët se prodhuesit

    Prodhimi i lartë i produkteve bujqësore dhe çmimet e ulëta të blerjes janë problemi kryesor me të cilin përballen fermerët, sipas analizës së situatës me produktet bujqësore të bëra nga Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF). Një kilogram domate blihet me shumicë nga 25 deri në 40 denarë, ndërsa me pakicë shiten deri në 139 denarë. Fermerët thonë se ndryshime të ngjashme ka edhe për produktet tjera bujqësore, specat, trangujve, perimeve, pjeprit. Prodhimi i kilogramit të grurit kushton 17 denarë dhe shitet për tetë deri në 10 denarë.

    Sipas analizës së FKF-së, çmimi i prodhimit të grurit është 17 denarë për kilogram, kështu që çmimi i shitjes gjatë korrjes lëvizë nga tetë deri në 10 denarë për kilogram.  “Me këtë shembull duam të theksojmë se ushqimi është i shtrenjtë për qytetarët dhe për ata që e prodhojnë, fitimet mezi i mbulojnë shpenzimet”, thonë nga FKF.

    Kryetarja e FKF-së, Vaska Mojsovska, theksoi se çmimet e prodhimit të produkteve bujqësore po rriten, ndërsa çmimet e blerjes janë të njëjta vite me radhë.

    “Ajo që i prek më shumë fermerët vendas janë çmimet e larta të prodhimit dhe çmimet e ulëta të blerjes dhe kjo tendencë është e dukshme në 10 vitet e fundit, gjë që i vë prodhuesit primar bujqësor në pozitë të cenueshme për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe afariste, si dhe standardit të tyre të jetesës”, theksoi Mojsovska.

    Ajo tha disa probleme me të cilat përballen fermerët. Duke filluar nga çmimet e ulëta të blerjes me shumicë, mosorganizimi i mirëfilltë të vetë fermerëve, konkurrenca e ndershme, mos sigurimi i plasmanit nga shteti, mungesa e investimeve në teknologjitë e reja nga fermerët dhe probleme të tjera.

    “Goditjet e reja të çmimeve janë të dëmshme edhe për konsumatorët edhe për fermerët”, nënvizoi Mojsovska.

    Nga ana tjetër, Memet Sinani, fermer dhe anëtar i Bordit Drejtues të FKF-së, u shpreh se prodhimi i grurit në vendin tonë mezi mbijeton, pasi siç thotë ai, nuk ka asnjë sistem të blerjes së garantuar dhe pagesës në kohë, as mbjellje të planifikuar apo prodhim kontraktual dhe blerja e ndërhyrjes bëhet rrallë, edhe pse ekziston mundësia ligjore.

    E gjithë kjo, siç theksoi ai, çon në një reduktim të përdorimit të teknologjive moderne dhe investimeve në prodhim dhe e bën këtë nënsektor një nga më të prekurit.

    FKF kanë analizuar edhe çmimet e blerjes së domateve, specave, trangujve, shalqinjve dhe pjeprit. Çmimi i blerjes së domateve dhe produkteve tjera bujqësore me shumicë dallon shumë me blerjen e atyre me pakicë. Dallimi mes tyre shkon deri në 100 denarë për kilogram. Për këtë arsyeje fermerët thonë se përfitimi më i madh është i shitësve sesa i prodhuesve.  

    Fermerët vazhdimisht theksojnë se problemi më i madh në bujqësi është mungesa e fuqisë punëtore sezonale, migrimi i madh që është një trend te të rinjtë dhe ndikimet negative të ndryshimeve klimatike. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjermanishtja, “biletë” për dalje nga varfëria!

    Lajmi i rradhës

    A do të ulet çmimi tavan për naftën ruse?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë