Anulohet seanca për rastin “Monstra”

    Është anuluar seanca për rastin “Monstra”. Sipas informacioneve, seanca e radhës do të mbahet më 18 mars në ora 09:30.

    Viktimat e rastit “Monstra”, ishin katër të rinj maqedonas të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një person tjetër i moshës 44-vjeçare.

    Më 22 shkurt të vitit 2020, Gjykata Penale e Shkupit, kishte rigjykuar këtë rast pas dyshimeve për lëshime të mundshme në gjykimin e parë, por sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për këtë vrasje, për veprën penale “terrorizëm”.

    Me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe 9 vjet burgim.

    Lajmi Paraprak

    Mersel Bilalli: Europa nuk e trajtoi seriozisht çështjen e Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    Deputetët rusë miratojnë ligjin kundër “lajmeve të rreme” ndaj ushtrisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë