Arben Fetai emërohet përfaqësues special në Bruksel

    Arben Fetai / Fotografia: Nistori

    Ish-zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot njoftoi se është emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në detyrën e të Dërguarit Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.

    “Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane” tha Fetai, në rrjetin e tij Facebook.

    Duke iu referuar përvojës së tij të gjatë në Bruksel dhe angazhimit të mëparshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fetai tha se e pranon këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    BE qorton Vuçiqin: të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

    Lajmi i rradhës

    “Lum ata që i gjetën familjarët” / 27 vjet pritje për vëllain e zhdukur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë