Arben Taravari takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani / Shprehin gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit

    Kryetari Taravari takoi Presidenten Osmani-Sadriu – Uroi presidenten për liberalizimin e vizave  dhe shprehën gatishmëri për thellim të bashkëpunimit, përcjell Nistori. 

    Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i sjoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, realizoi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Omsani – Sadriu

    “Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.

    Kryetari i ASh-së, uroi presidenten Osmani-Sadriu për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

    Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Afrim Gashi takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani: Kemi dëshmuar se jemi mbështetës të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Ali Ahmeti priti në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani: Në këto çaste vendimtare, me rëndësi përforcimi i bashkëpunimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë