Arbër Ademi: Më provokoi opozita

    Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi gjatë ditës së sotme ka komentuar incidentin e djeshëm gjatë punës së komisionit kuvendor të cilin ai e drejton dhe ka theksuar se ishte një provokim i opozitës, që sipas tij kishte për bazë agjendat e huaja, që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

    “Në radhë të parë më vjen keq për atë që ndodhi mbrëmë, në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe shprehi keqardhje për të gjitha ato skena të provokuara nga opozita të cilat ndodhën, gjë që nuk duheshe të ndodhe. Agjenda reformuese e kësaj shumice parlamentare por edhe e Qeverisë duhet të vazhdoj, nuk duhet të biem pre e provokimeve të tyre të cilat janë në funksion të realizimit të agjendave të huaja për destabilizim të vendit por edhe për de-fokusim të qytetarëve dhe të mbarë opinionit nga proceset integruese”, deklaroi Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Nuk ka asgjë të re lidhur me propozimin francez

    Lajmi i rradhës

    Rritet numri i kërkesave për azil në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë