Arifi: Jemi shumë afër procesit të fillimit për transportin publik

    Komuna e Tetovës më në fund ka siguruar shoferët e autobusëve në Tetovë. Sipas Arifit shoferët janë siguruar dhe shumë shpejt pritet që autobusët të fillojnë me punë. Por kryetarja nuk dha ndonjë afat të caktuar se kur është kjo “shumë shpejt”.

    “Kemi siguruar angazhimin e stafit të shoferëve, procesimin e sigurimit të autobusëve dhe jemi shumë afër të procesit të fillimit dhe futjes në funksion”, deklaroi Arifi.

    Autobusët, Tetovës i kanë kushtuar rreth 1.2 milion euro, shumë kjo që komuna e ka marrë si kredi nga Banka Botërore në një afat prej 13 vitesh. Ndërsa transportin publik kryetarja Teuta Arifi e ka premtuar nga viti 2013 kur edhe e mori mandatin e parë.

    Lajmi Paraprak

    Grumbullimi i mbeturinave në natyrë na largon nga BE-ja (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    Si preferoni t’ju paguaj? – një nga pyetjet më të vjetra që ekziston prej fillimit të njerëzimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë