Arifi: Kasami ka shkuar tek Ali Ahmeti për të bërë marrëveshje për Tetovën, por përgjigjen do ta merr më 31 tetor (Video)

    Në debatin “Kush e fiton Tetovën” në TV21, kandidatët për të parin e komunës së Tetovës janë përballur në lidhje me projektet që janë sfidë në Tetovë. Debati ka filluar drejtpërdrejtë me akuza, ku Kasami thekson se fitorja për ndryshim ndjehet çdo ditë dhe kjo, sipas tij, u pa me karriget bosh të tubimit të mbrëmshëm në Tetovë të organizuar nga BDI. Arifi i ka replikuar Kasamit se ai e ka lutur Ali Ahmetin për Tetovën, gjegjësisht për ndonjë pazar të mundshëm politik, shkruan Nistori.

    “Ka qenë zotëri Kasami me bashkëpartiakët e tij, të cilët të frikësuar për të dalë në betejën reale, ashtu sic duhet të bëhet burnisht në fushë të mejdanit. Kanë shkuar dhe kanë lutur presidentin Ahmeti për të bërë marrëveshjen për Tetovën dhe kanë marrë përgjigjen e saktë dhe të qartë nga ai. Kurse nga tetovarët do ta marrin në ditën e diel akoma më qartësisht sesa që e kanë marrë nga zotëri Ahmeti. Kjo tregon edhe njëherë dhe i bindë qytetarët e Tetovës se për mua Tetova është gjithcka. Është e rëndësishme për të punuar dhe për të bërë për Tetovën, kurse për dikë tjetër është vetëm një pazar politik i vogël dhe jo asessi interes themelor i rëndësishëm, kryesor për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve. Dhe ky është distinksion shumë i fuqishëm, shumë i dallueshëm dhe këtë distinksion qytetarët do ta bëjnë ditën e diell, pa kurrfarë dileme, pa marrë parasyshë sa herë keni dalë atje t’i numëroni karriget zotëri Kasami”, ka replikuar Arifi.

    Ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar Kasami, duke theksuar se ajo tani merret me pa të vërteta, duke e defokusuar opinionin dhe votuesit nga problemet reale në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Pas 31 tetorit, Tetova do të shndrisë

    Lajmi i rradhës

    Kasami ia numëron dështimet Teuta Arifit: Është turp të flasim për ujë të pijshëm dhe mbeturina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë