Kasami: Pas 31 tetorit, Tetova do të shndrisë

    Foto: Veron Luma

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, sonte në tubimin përmbyllës prag të zgjedhjeve lokale, ka shprehur bindje për fitore më 31 tetor, shkruan Nistori.

    Në fjalimin e tij, ai tha se tetë vitet e fundit qyteti i Tetovës ka qenë plotësisht i harruar, ndërsa shtoi se katër vitet e ardhshme ai do të qeverisë së bashku me qytetarët, njofton Nistori.

    “Jemi dëshmitarë se në tetë vitet e fundit në të cilët ka qeverisur Teuta Arifi, qyteti i Tetovës ka qenë plotësisht i harruar. Teuta Arifi lëre që nuk bëri asnjë projekt, ajo shkatërroi çdo të mirë të ndërtuar nga djersa e paraardhsëve tanë. Prandaj ne kemi projekt që çdo të riu tani t’iu ofrojmë kushte për të hapur biznes dhe të ardhmen e tyre ta ndërtojnë këtu”.

    “Katër vitet e ardhshme, Tetovën do ta bëjmë qytet të pastër, me ujë të pijshëm, pa qenë endacak dhe t’i ngjajë një qyteti evropian, pra Tetovën do ta bëjmë që të shëndrrisë. Nga e hëna këtë qytet do ta qeverisim bashkë, dhe do të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha mes tjerash Kasami.

    Ai sërish i ftoi qytetarët e Tetovës që të dielën të dalin në votime, dhe ta përkrahin programin e tij për të qeverisur me Komunën e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Pas zgjedhjeve lokale, vendi do të përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare (Video)

    Lajmi i rradhës

    Arifi: Kasami ka shkuar tek Ali Ahmeti për të bërë marrëveshje për Tetovën, por përgjigjen do ta merr më 31 tetor (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë