Kasami ia numëron dështimet Teuta Arifit: Është turp të flasim për ujë të pijshëm dhe mbeturina

    Kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami dhe Teuta Arifi, sot në debatin e fundit para heshtjes zgjedhore, kanë folur për programet dhe planet e tyre nëse fitojnë zgjedhjet.

    Kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se Teuta Arifi ka dështuar për dy mandate, duke thënë se “është turp që në këtë fushatë të flitet për ujë të pijshëm, mbeturina dhe qenë endacak”, njofton Nistori.

    “Teuta Arifi në gjah për votat, në kohë fushate, ka hapur çdo rrugë dhe qytetarët janë në hall. Duke dashur të duket sikur punojnë, pak ditë para zgjedhjeve qytetarët më thonë se po punohet në çdo rrugë. Pra, Teuta Arifi në atë që ka dështuar ta bëjë për tetë vite, premton se do ta realizojë për 100 ditë”, tha Kasami.

    Ai gjithashtu theksoi se investitorët e huaj ikin nga Tetova dhe investojnë në Shkup, pasi siç tha, Tetova nuk ka plan urbanistik.

    Kasami gjithashtu e akuzoi Teuta Arifin për mosinvestime në shkollat të cilat janë nën kompetenca të komunës, duke thënë se drejtorët e tyre janë “militant partiak të BDI-së”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arifi: Kasami ka shkuar tek Ali Ahmeti për të bërë marrëveshje për Tetovën, por përgjigjen do ta merr më 31 tetor (Video)

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën”: Nuk do të bashkëpunojmë me partitë që e kanë degraduar Tetovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë