Hajnat plaçkitën gjithçka që u doli përpara, policia turke e pamëshirshme ndaj tyre (Video)

    Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, çdo herë e më shumë po raportohet për vjedhje në ndërtesat e braktisura që janë rrënuar.

    Sipas pamjeve amatore që po shpërndahen në rrjetet sociale, policia kur i zë hajnat i ndëshkon në formën më të rëndë, transmeton Telegrafi.

    Ndërtesat e shkatërruara dhe apartamentet e zbrazura janë mundësi ideale për hajnat, që shfrytëzojnë errësirën dhe panikun për të kryer vjedhje.

    Por kur ata zihen, organet e rendit nuk kanë mëshirë ndaj tyre. Në shumë video shihen policët duke i rrahur brutalisht hajnat.

    Ata që dyshohen për vjedhje i prek ndëshkimi më i rëndë, rrihen në mënyrën më brutale. 

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen tre mashtruesë shqiptarë, prezantoheshin si zyrtarë institucionesh për të përfituar para nga bizneset

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Nuk mund ta refuzonim planin franko-gjerman, sepse hynim në rrugën e konfrontimit me aleatët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë