Arrestohet 35-vjeçari nga Gostivari, drejtonte automjetin me patentë shoferi të falsifikuar

    Fotografia: Ilustruese

    SPB-Tetovë njofton se në orët e para pas mesnatës është arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari pasi i njëjti drejtonte makinën me patentë shoferi të falsifikuar.

    “Pjesëtarë të policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar, (03-tetor), rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, në afërsi të kabinës së pagesës rrugore të Gostivarit, kanë privuar nga liria 35-vjeçarin R.K. nga Orashja e Tetovës, për shkak të dyshimit se ka patentë shofer të falsifikuar, e cila i është marrë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan ngre padi kundër politikanit gjerman

    Lajmi i rradhës

    Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment kritik për botën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë