Arrestohet një 6-vjeçar pasi qëlloi me armë një mësuese në ShBA

    Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë një mësuese në shkollën fillore Richneck në qytetin Njuport Njuz, në shtetin amerikan Virxhinia, të premten pasdite.

    Kështu tha shefi i policisë, Steve Drew, në një konferencë për media, raporton BBC.

    Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në këtë shkollë fillore dhe është ende e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se nuk kishte “të shtëna aksidentale”.

    Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se është rreth të 30-ave dhe ka pësuar lëndime të rënda.

    Ngjarja ndodhi në një klasë të klasës së parë.

    Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla – e cila ka rreth 550 nxënës – kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme, por jo çdo fëmijë u kontrollua.

    Policia nuk tregoi llojin e armës së përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.

    Lajmi Paraprak

    13 gjërat e çmendura që mund të ndodhin në futbollin e meshkujve dhe femrave gjatë vitit 2023

    Lajmi i rradhës

    Politikani serb Sanduloviq: Plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me Vuçiqin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë