Sot protestohet në Tetovë para selisë së BDI-së për tragjedinë në spitalin modular

    Sot, në ora 13:30 do të protestohet në sheshin “Iliria” dhe marshi protestues do të vazhdojë te Komuna e Tetovës dhe do të përfundojë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës do të jetë: drejtësi, përgjegjësi dhe dorëheqje e qeverisë, njofton Nistori.

    Përndryshhe edhe familjari Ibin Emshiu, i cili humbi babain dhe vëllain në tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular bën thirrje që të dalin të gjithë shqiptarët për të mbështetur protestën.

    “U bej apel të gjithë shqiptarëve që me datë 17.09.21 të grumbullohemi në sheshin e Tetovës për rastin e 14 kufomave se ato janë djegur dhe nuk është vdekje natyrale, kështu që duhet të merret përgjegjësi drejtësi, sepse ekspertët gjermanë i thërrasim ta bëjnë ekspertizën mirëpo duhet edhe punën ta bëjmë deri në fund si gjermanët, domethënë, më pas përgjegjësi, drejtësi, sepse tragjeditë ndodhin në të gjitha shtetet e botës, por ka përgjegjësi”, shkruan Emshiu.

    Përndryshe më 10 shtator, poashtu në Tetovë tifo-grupi “Ballistët” zhvilluan një marsh për nder të 14 viktimave që humbën jetën nga zjarri në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Miopia te fëmijët, shtohen rastet pas mësimit në distancë

    Lajmi i rradhës

    Dëmet e paguara për sigurimet shëndetësore private arritën në 1,5 milion euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë