Arsovska kryeson kundër Shilegovit me 7.800 vota

    Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Shkupit shkojnë kryetari aktual dhe kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov me 77.852 vota dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Danella Arsovska me 85.657 vota, tha sonte kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën sotme për shtyp.

    Sipas tij, sa i përket votave për këshillin e qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE ka më së shumti vota 78.538, me të cilat aktualisht do të fitonin 17 këshilltarë.

    “LSDM fitoi 52.431 vota, pra 12 këshilltarë. BDI ka 26.338 vota dhe 4 këshilltarë, PLD/RDM 8.152 vota dhe 2 këshilltarë, ASH-A 11.447 vota dhe dy këshilltarë”, njoftoi Dashtevski.

    Lajmi Paraprak

    Garë e “nxehtë” në komunat shqiptare më 31 tetor

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet do të përsëriten në dy komuna nga fillimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë