Arsovska: Qëndroj pas të gjitha fjalëve që i thashë për Mickoskin

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në emisionin e mbrëmshëm “Clik Plus” tha se qëndron pas të gjitha fjalëve që i ka thënë për kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    “Unë gjithçka që kisha për të thënë atë ditë, e thash. Qëndroj pas të gjitha fjalëve, por më me rëndësi është të përqendrohemi në realizimin e projekteve që i kemi premtuar, t’i realizojmë për të mirën e qytetarëve. Atë që po e bëjnë disa individë, iu lumtë! Unë mendoj se nuk duhet të mendoj më për të gjitha këto gjëra”, tha  Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Arsovska shton se në tenderin e dyshimtë për stacionin filtrues, në vlerë prej mbi 130 milionë eurove, ka punë edhe për Prokurorinë. Siç thotë ajo, vetë fakti që Mickoski ishte më i informuar se ajo për procedurën dhe shumën, tregon se e gjithë kjo çështje është e dyshimtë.

     “Pamë, pikërisht këtu edhe në emisionin tuaj, përfaqësuesi i cili ishte i opozitares VMRO-DPMNE, është njohur me të gjitha procedurat, shumat, me gjithçka që ka ndodhur atje, mendoj se kjo është indicie serioze për gjithçka që ka ndodhur atje”, shtoi Arsovska.

    Javën e kaluar në të njëjtën studio, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se arsyeja për sulmet e Arsovskës ndaj tij, është se ai tani është në majën e politikës.

    “Tani ndodhem atje dhe normal se erërat do të fryjnë më fort. Do të më sulmojnë njerëz, do të më nënçmojnë, do të më ofendojnë dhe të më drejtojnë kërcënime. Por unë kam një qëllim dhe do të vazhdoj me këtë qëllim, se si Maqedonia ime të jetë vendi më i mirë për të jetuar, tha Hristijan Mickoski”, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Grindja mes VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës filloi me shkarkimin e drejtorit të NP Ujësjellësi dhe kanalizim, ndërsa kulmoi kur kryetarja në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, drejtoi akuza të drejtpërdrejta se e ka kapur drejtorin me “dorën në mjaltë” dhe tha se Hristijan Mickoski asnjëherë nuk do të dalë nga “matrica e tenderëve”.  Pas kësaj pasuan dorëheqje të drejtorëve të ndërmarrjeve publike në Qytetin e Shkupit, ndërsa VMRO-DPMNE përmes kumtesës u distancua tërësisht nga Arsovska duke thënë se nuk do të dërgojnë kryetarë komunash të radhëve të tyre në ngjarje ku do të marrë pjesë ajo. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Referendumi i VMRO-DPMNE-së do ta largonte vendin nga euro-integrimet”

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i traumave gjatë fëmijërisë në jetën e individit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë