ASh-ja nuk e pleqëroi besë-prerjen nga shumica parlamentare

    Aleanca për Shqiptarët nuk mblodhi organet e partisë për pleqëruar besë prerjen nga shumica parlamentare mbi propozim-Ligjin për amnisti.

    Në fund të muajit nëntor ishte paralajmëruar shqyrtimi i veprimit të partnerëve të koalicionit, por partia e Arben Taravarit një mbledhje të tillë nuk e ka mbajtur apo thënë ndryshe një pikë të tillë nuk e ka shqyrtuar.

    Vetë Taravari një muaj më parë veprimin e shumicës e cilësoi si poshtërim ndaj subjektit të tij, duke paralajmëruar edhe mundësinë që Aleanca të përfundon në opozitë, por të mos qëndron e poshtëruar si pjesë e pushtetit.

    “Sidomos pas ligjit për amnisti kur ndodhi një tradhti që një ligj që ishte propozim i qeverisë nuk u votua nga deputetët e LSDM-së dhe ne kemi dyshime dhe këto nuk i kemi biseduar për shkak të ndryshimeve kushtetuese. Ne presim deri nga fundi i nëntorit, a ka gjasa të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Edhe pse probabiliteti tani është shumë i vogël, nga fundi i nëntorit, fillimi i dhjetorit ne duhet ta marrim vendimin definitiv”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

    Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në cilësinë e propozuesit të ligjit në ditën kur Kuvendi nuk i dha mbështetjen propozimit të tij tha se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të kërkon llogari për këtë veprim të shumicës, por deri sot nuk është deklaruar se llogari ka kërkuar dhe çfarë tutje.

    Ai madje paralajmëroi një propozim të ri me procedurë te rregullt, por fati i atij propozimi as sot nuk dihet. Kërkuam qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Ministrisë së Drejtësisë, por deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje.

    Lloga propozim të ri nuk nisi as për udhëzimin administrativ në përcaktimin e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, ndërsa nuk iu dha mundësia as për të dëshmuar nëse ndryshimet kushtetuese do t’i mbështet pa abrogimin e 20% ose jo. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI harron ‘gjelbërimin’, i kthehet ‘këngës së vjetër’

    Lajmi i rradhës

    Mbetet i pazgjidhur problemi i mosfunksionimit të zyrës së thesarit në Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë