Mbetet i pazgjidhur problemi i mosfunksionimit të zyrës së thesarit në Gostivar

    Mbetet i pazgjidhur problemi i mosfunksionimit të zyrës së Thesarit në Gostivar. Komuna dhe shkollat nuk ndalin ankesat, ndërsa Ministria e Financave u ka thënë se zgjidhje do të ketë, por nuk dihet kur.

    “Edhe përkundër reagimeve të shumta si nga komuna e Gostivarit, po ashtu edhe nga shkollat e mesme dhe fillore për mos pasjen mundësisë për të bërë pagesat në zyrën e thesarit këtu në Gostivar, e njëjta vazhdon edhe më tej të jetë jashtë funksionit. Tentuam që të kontaktojmë edhe ministrinë e Financave për tu informuar se përse kjo zyrë nuk funksionon, megjithatë nga kjo Ministri, që prej një jave ka vetëm heshtje”, raporton Zyra e Thesarit në Gostivar, problem i pazgjidhur i komunës.

    Nga Komuna e Gostivarit thonë se ankesat e tyre por dhe të shkollave fillore e të mesme, nuk kanë dhënë rezultat. Nga Ministria e Financave u janë përgjigjur se bëhet fjalë për problem teknik, por pa saktësuar se kur do të zgjidhet problemi.

    “Pas ankesave të komunës së Gostivarit, Ministria e Financave reagoi duke sjellë pajisje në zyrën e thesarit në Gostivar, por, megjithatë kjo zyrë ende nuk është funksionale. Ne si komunë, por jo vetëm neve, pra gjitha institucionet që bëjnë pagesa përmes thesarit, vazhdojnë t’i kryejnë këto pagesa në zyrën e thesarit në Tetovë. Ne jemi çdo ditë në komunikim me ministrinë e Financave sidomos me zyrën e Gostivarit dhe sipas tyre është çështje teknike që nuk funksionon dhe janë në proces të rregullimit të atyre problemeve”, deklaroi Jeton Osmani. Komuna e Gostivarit.

    Të kontaktuar nga Alsat, nga Ministria e Financave nuk japin përgjigje për problemin që ka zyra e Thesarit në Gostivar. Problemet e kësaj zyre kanë filluar që para dy vitesh, kur fillimisht dyert e godinës së vjetër të thesarit u mbyllën për shkak të mospagesës së qerasë që kishte Ministria e Financave si obligim ndaj pronarit të zyrës, dhe kanë vazhduar edhe sot e kësaj dite, me mos punësimin e një personi të dytë në zyrën e thesarit, dhe mos ndërrimin e sistemit i cili nga defektet e shumta bën që kjo zyrë shumicën e kohës të jetë jashtë funksionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASh-ja nuk e pleqëroi besë-prerjen nga shumica parlamentare

    Lajmi i rradhës

    LSDM: së shpejti Zhelina do të bëhet me bulevard

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë