“Askush nuk i respekton protokollet” | Qytetari flet për menaxhimin e keq në kovid-qendrën e Tetovës (Video)

    Foto: Arbnora Memeti

    Në të gjithë qendrat për Kovid në Maqedoninë e Veriut në bazë të protokollit është e ndaluar që çdo njeri, përveç pacientëve të prezantojnë në korridoret e spitalit apo brenda. Koordinatori i qendrës për Kovid në Tetovë, Gzim Nuredini sot nëpërmjet një konference për shtyp tha se përveç pacientëve, çdo kush tjetër e ka të ndaluar me ligj dhe me protokoll të futet brenda në repartet ku trajtohen pacientët me Covid-19. Por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, kjo sipas familjarëve.

    Familjarët për Nistori thonë se nuk respektohen protokollet dhe se qasja në këto hapësira është e lehtë dhe nuk është e vërtetë se vetëm mjekët dhe infermierët kanë qasje.

    “Pacientët i ruajnë njerëzit tjerë, personat të familjes, shumica. Ka do sende që nuk janë të mira, domethënë nuk bëhen si duhet. Unë i kuptoj doktorët, nuk i mohoj, po edhe ata s’kanë personel ama personel duhet të ketë. Ne veç bëjmë përhapjen. Rrallë herë mbrojtje ka. S’kanë edhe mjete për t’i blerë, patjetër dikush duhet t’ua dërgojë”, thekson qytetari.

    Ai thotë se brenda në spital ka njerëz të familjes që kujdesen për të infektuarin me Covid-19 dhe madje shumica e të infektuarve shoqërohen edhe me një familjar tjetër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vendimi i Bashës i vështirë, por politikisht i duhuri

    Lajmi i rradhës

    Letra e drejtorëve të ISHP-së, letër për të ruajtur vendet e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë