Asnjë dibran nuk do të bëhet përmbarues!

    Edhe pse tanimë kanë kaluar disa vite nga aprovimi i ligjit për përmbarues, deri sot asnjë jurist dibran edhe pse janë të shumtë nuk ka përzgjedhur të bëhet përmbarues. Në një situatë të këtillë aktivitete në komunën e Dibrës dhe në komunat për rreth mbulohen nga përmbarues nga Ohri . Si shkak kryesor që të mos bëhen përmbarues paraqitet mentaliteti dibran, qyteti me pak banor dhe njohja mes veti e të gjithë dibranëve. Prandaj siç thonë disa nga juristët kur nuk do të ishin bërë përmbarues edhe pse ky profesion paguhet shumë mirë.

    Dibra ka patur dhe ka jurist dhe noterë të niveleve të larta. Juristët dibran në të kaluarën por edhe sot kanë qenë gjykatës të mirë, prokurorë, noterë dhe kanë ushtruar edhe funksione të tjera profesionale, por jo edhe përmbarues. Juristi i njohur dibran Agron Çutra i cili është noteri i parë në Dibër, mes tjerave thekson se aktualisht në Dibër asnjë dibran nuk është përmbarues. Dibrën, Strugën dhe Ohrin e mbulojnë përmbarues nga Ohri dhe shton se juristët dibran si duket nuk duan të bëhen përmbarues meqë është një qytet i vogël me pak banor kurse profesioni i përmbaruesit është pak specifik. Po të njëjtin mendim e kanë edhe juristët të tjerë të cilët thonë se mentaliteti dibran nuk lejon që si përmbarues të marrin pronën e fqinjit  të tyre.

    “Në Shkup ka përmbarues dibranë por është një qytet i madh ku realizimi i aktivitete profesionale bëhet më lehtë. Kjo do të thotë që shkaku kryesor qëndron tek mentaliteti i komunitetit dibran”, thonë bashkëbiseduesit tonë.

    Numri i juristëve të papunë në Dibër poashtu është i theksuar. Bëhet fjalë për jurist që i kanë përfunduar studimet në Tetovë, Shkup dhe në disa universitete private të vendit. Por, asnjë nga ata nuk thotë se dëshiron të bëhet përmbarues. Poashtu edhe ata potencojnë se është rëndë të punohet përmbarues në provincë ku të gjithë njihen mes veti.

    Përndryshe, përmbaruesit nga Ohri si edhe në qytete të tjera edhe në Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, kanë shumë punë dhe normalisht përfitojnë shumë mire. Punë ka patur dhe do të ketë për përmbaruesit sidomos në situatë kur jetojmë në një periudhë me krizë të thellë ekonomike dhe pagesat të faturave gjithmonë janë problem.

    Një e katërta e dibranëve jetojnë me ndihma sociale, kanë kredite të shumta dhe një ndër problemet kryesore është edhe pagesa mujore e rrymës elektrike, telefonave, etj. Pikërisht problemet me vonesat e pagesave të faturave paraqesin një mundësi që përmbaruesit duke realizuar të drejta e tyre ligjore edhe të përfitojnë mirë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kaos i vërtetë në Tabanoc: Policia arreston doganierë dhe policë, kolegët nuk heqin dorë, i mbrojnë

    Lajmi i rradhës

    RMV, porositë onlajn ulin xhiron në rrjetin tregtarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë