Autobusët në Shkup, pasqyrë e kulturës së udhëtarëve (Foto)

    Shkupi, si çdo metropol tjetër, përpiqet të jetë një qytet që do të lërë përshtypje pozitive dhe që do t’i përgjigjet sfidave si kryeqytet. Një nga pikat më të rëndësishme që duket se kërkon vëmendje të veçantë është, sigurisht, transporti publik i qytetit. Transporti publik urban tash e disa muaj ka bërë bujë vazhdimisht për qytetarët dhe së fundmi përdoruesit e tij, përveç vërejtjeve serioze për parregullsinë e autobusëve, kanë filluar të gjejnë ankesa edhe për brendësinë e këtyre automjeteve.

    Karriget e grisura dhe tërësisht të lëkundura, plastika e grisur dhe e gërvishtur, mbulesat e karrigeve të grisura, çamçakëzët e ngjitur janë vetëm një pjesë e vogël e pamjeve që mund të shihen në autobusët e NQP-Shkup.

    Se fajin nuk e ka NQP-ja, por udhëtarët, e konfirmojnë edhe drejtuesit e kompanisë, të cilët thonë se sa herë e lënë autobusin në garazh, duhet të bëjnë një xhiro për të parë se çfarë dëmi i është bërë autobusit. “Shoferët e autobusëve të vendeve të tjera thjesht mbyllin automjetin dhe shkojnë në shtëpi, sepse e njohin kulturën e pasagjerëve të tyre. Ndërsa një kontroll është i domosdoshëm këtu. Të shohësh çfarë është prishur, të mbledhësh plehrat… dhe kështu është gjatë gjithë kohës. Nuk e di si mund të kemi kaq shumë njerëz të pakulturuar në këtë qytet. Nëse vini re, nuk janë vetëm autobusët. Problemi është kudo. Komunat do të vendosin karrige në parkun e qytetit, pak orë më pas dhe ato janë hedhur në pellgje. Pra, është një problem në kodin tonë të të menduarit dhe evoluimit”, thotë një shofer në JSP, i cili donte të mbetej anonim. Ai gjithashtu thotë se në fund të turnit autobusët ndonjëherë duken si një kosh i vogël plehrash. Pecetat e lagura, pecetat e thjeshta, lëvozhgat e bananeve dhe portokallit, pako të ndryshme patate të skuqura, lëvozhgat e farave janë një pamje e zakonshme që ndotin autobusët”, thotë një vozitës i autobusit i cili dëshiroi të mbetet anonim.

    Ndërsa nga Ndërmarrja Publike e Komunikacionit – Shkup theksojnë se problemi tashmë është lokalizuar, por edhe me gjithë përpjekjet e shërbimeve të kompanisë, udhëtarët janë ata që bëjnë që pjesa e brendshme e autobusëve të amortizohet “me shpejtësinë e dritës”.

    “Fatkeqësisht, ne regjistrojmë pothuajse çdo ditë dëmtime brenda automjeteve dhe i riparojmë ato në përputhje me kushtet dhe rrethanat që kemi në dispozicion. JSP-Shkup çdo ditë i riparon pjesët e dëmtuara brenda veturave (karriget, dorezat, hapjet e ventilimit, karikuesit e celularëve, madje edhe validatorë), të cilat janë shkatërruar nga pasagjerët e pakujdesshëm. Fatkeqësisht, është fakt se ka pasagjerë të pakujdesshëm, të cilët për arsye të panjohura, shkatërrojnë, në këtë rast, të mirën publike”, thekson kompania.
    Prej aty, si një tjetër problem të madh theksojnë mbeturinat e lëna nga udhëtarët. “Të theksojmë se çdo ditë ndeshemi me lloj-lloj mbeturinash që disa nga pasagjerët hedhin në automjete. Në fund të fundit, higjiena në automjete, si dhe gjendja e inventarit, është në masën më të madhe reflektim i kulturës së disa prej pasagjerëve”, theksojnë nga atje. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Arka e shtetit të RMV mund të mbushet me shtrenjtimin e cigares

    Lajmi i rradhës

    Shumë lëndë, pak gjykatës në RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë