Automjetet luksoze në RMV dhe ato që lëshojnë më shumë CO2, taksë më të lartë tatimi

    Automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit në ajër do të kenë normë më të lartë tatimi, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, raporton AIM. Propozim-vendimi duhet të shqyrtohet në seancën e ardhshme të qeverisë të martën.

    “Nuk ka rritje të taksave për automjetet nëse e shihni vendimin e fundit që duhet të merret nga Qeveria të martën. Po flasim për tatimin e automjeteve luksoze. Tatim do të ketë edhe për ato automjete që emetojnë një përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit. Pra, nuk po flasim për një rritje që do të mbulojë një kategori më të madhe të qytetarëve, tha Bytyqi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panel-diskutimit “Jetë dinjitoze apo mbijetesë?”.

    Bytyqi mohoi se ndarja e Buxhetit po bëhet për shkak se nuk ka para për pakon e nëntë të masave kundër korrupsionit. Në përgjigje të pyetjes së gazetarit, Bytyqi theksoi se zakonisht ndarja e mjeteve në Buxhet bëhet çdo dhjetor. Për pakon e masave kundër krizës, ai tha se do të shpallet së shpejti.

    “Mendoj se tashmë është në përfundim sepse do të kërkohen zgjidhje të caktuara ligjore që do të duhet të hyjnë në Kuvend”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    KONFLIKTI IZRAEL-PALESTINË: Kriza që polarizon shoqërinë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Në Europë bien çmimet, në Maqedoni rriten!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë