Policia gjermane e mori me forcë djalin mysliman nga familja e tij (Video)

    Autoritetet gjermane janë përballur me kritika të ashpra pas një video virale ku shihet një fëmijë emigrant mysliman që largohej me forcë para syve të familjes së tij në Bremerhaven të Gjermanisë, shkruan AA, përcjell Nistori.

    Videoja, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon policinë dhe oficerët e agjencisë gjermane për mbrojtjen e fëmijëve duke hyrë në një shtëpi dhe duke marrë me forcë një djalë të vogël nga familja e tij, ndërsa fëmija i frikësuar bërtiste për ndihmë dhe përpiqej t’i rezistonte oficerët.

    Familjarët shiheshin duke u bërtitur oficerëve, duke u thënë atyre se djali i vogël kishte disa probleme shëndetësore, ishte i shqetësuar dhe se nuk duhej hequr prej tyre.

    Por një nga oficerët e policisë u dëgjua duke i thënë familjes se ishte një vendim i gjykatës dhe Jugendamt-it (zyra e mirëqenies së të rinjve) dhe se ata ishin aty për të zbatuar urdhrin e gjykatës.

    Shumë komentues në rrjetet sociale të premten (28.04.2023) kritikuan policinë gjermane për sjellje të pahijshme dhe akuzuan zyrën e mirëqenies së të rinjve për marrjen e padrejtë të fëmijëve nga prindërit e tyre.

    Policia e Bremerhaven-it konfirmoi se incidenti ndodhi këtë javë, por tha se videoja u qarkullua në mediat sociale me “pretendime të rreme” për qëllime të masës.

    “Videoja tregon një pjesë të vogël të një mase të urdhëruar nga gjykata për të marrë në kujdes dy fëmijë,” tha policia në një deklaratë të shtunën.

    “Të kujdesesh për fëmijët është gjithmonë zgjidhja e fundit dhe ndodh vetëm për arsye serioze. Nuk mund të japim shpjegime të mëtejshme mbi bazën e këtij vendimi për të mbrojtur familjen dhe fëmijët.”

    Opinioni me komentet e tyre pretendon se policia e mori fëmijën nga familja e tij myslimane “pasi shkolla e tij raportoi se familja po i mësonte fëmijës se transgjinorizmi dhe gjërat LGBT nuk pranohen në Islam”.

    Zyra e mirëqenies së të rinjve në Bremerhaven nuk iu përgjigj pyetjeve për këto komente. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Babai i dëshmorit nuk e lejon Ali Ahmetin të vendosë lule mbi varrin e djalit të tij në Sllupçan (Video)

    Lajmi i rradhës

    Çmimi Botëror i Fotografisë Sony 2023 | Fituesi e refuzoi çmimin pasi fotografia ishte e krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë