“Baballarët e Maqedonisë së Veriut” – thirrje për pjesëmarrje në garë me fotografi

    Ambasada e Mbretërisë së Suedisë shpall thirrje për pjesëmarrje në garën me fotografi me temën “Baballarët e Maqedonisë së Veriut”. Qëllimi i garës është të rrisim vetëdijen për pushimin reciprok prindëror (të lindjes) dhe rëndësinë e lidhjes mes baballarëve dhe fëmijëve të tyre, njofton Nistori.

    Gara me fotografi do të jep mundësi gjithë personave të interesuar të emërojnë një fotografi të veten në të cilën më së miri prezanton relacionin mes babait-fëmijës.

    Do të bëhet një përzgjedhje prej pesëmbëdhjetë fotografive dhe do të shfaqen në ekspozitën “Baballarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilët do të organizohet një ekspozitë në Parkun e Qytetit në Shkup – Guaca gjatë kohës së kremtimit të ditës kombëtare suedeze më 10 qershor 2022.

    Nga grupi i fotografive që do të përzgjidhen të jenë pjesë e ekspozitës, tre do të shpërblehen. Përzgjedhja e tre fotografive më të mira do të bëhet më 10 qershor në Parkun e Qytetit Shkup – Guaca, me votat e mbledhura nga vetë vizitorët.

    Ejani, bëhuni pjesë e kremtimit të eksperiencës së mahnitshme të relacionit baba-fëmijë!

    Merrni pjesë në garën tonë për fotografi “Baballarët e Maqedonisë së Veriut” dhe dërgoni fotografitë tuaja më kreative nga koha e kaluar me fëmijën/fëmijët tuaj.

    Gara me fotografi do të zgjat deri më 25 maj, në orën 23:59h. Të gjitha detajet dhe kriteret mund të lexohen në ueb faqen e Ambasadës:

    http://www.swedenabroad.seen/embassies/north-macedonia-skopje/current/news/macedonian-dads-photo-exhibition—call-for-participation-in-a-photo-competition/

    Lajmi Paraprak

    BLLOKADA E VMRO-DPMNE | Komisioni Europian bën thirrje për dialog konstruktiv në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Video nga Rusia, paraqitet sikur të ishte nga mali Athos dhe sikur tregon Virgjëreshën Mari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë