BLLOKADA E VMRO-DPMNE | Komisioni Europian bën thirrje për dialog konstruktiv në Kuvend

    Komisioni Europian i ftoi të gjitha partitë në Kuvend e Maqedonisë së Veriut të sillen në mënyrë konstruktive. Këtë shkurt për AIM, e ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në pyetjen për incidentet e fundit në Kuvend dhe “bllokadën aktive” nga ana e opozitës.

    “I ftojmë të gjitha forcat politike në Kuvend të punojnë bashkë dhe në mënyrë konstruktive t’i avancojmë reformat lidhur me BE-në në interes të qytetarëve”, deklaroi Pisonero.

    Opozita të martën filloi, me ashtu siç e quajti “bllokadën aktive në Kuvend”, e cila sipas paralajmërimeve, do të zgjat deri në ‘arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”. Nga ana tjetër, partitë në pushtet nuk pranojnë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme kërkon edhe partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët.

    Ditët e kaluara gjatë kohës së seancave kuvendore disa herë ka ardhur deri në përballje verbale mes deputetëve, derisa ata të VMRO-DPMNE-së kanë mbajtur banderola në duar.

    Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të këtij viti duke zëvendësuar Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet lokale, më 31 tetor të vitit 2021. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Qeveria po krijon klimë sa më të favorshme për arritjen e të rinjve

    Lajmi i rradhës

    “Baballarët e Maqedonisë së Veriut” – thirrje për pjesëmarrje në garë me fotografi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë