Bashkë me Zaevin, do të ikë edhe ministrja e arsimit Milla Carovska

    Ministrja e Arsimit, Milla Carovska po numëron ditët e fundit në krye të dikasterit të Arsimit. Duke mos dashur të jap më shumë sqarime, ajo tha se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

    “Kam vendosur që të mos jem pjesë e Qeverisë së re, me mandatarin e ri. Në pesë vitet e fundit, së bashku me ekipin tim, realisht kemi ofruar politika në interes të qytetarëve. Unë vazhdoj të luftoj për të njëjtat vlera dhe të njëjtat politika dhe besoj vërtet në kapacitetin dhe forcën e shtetit, si dhe në forcën e grave dhe të rinjve”, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit

    Në ditët e fundit të udhëheqjes së Arsimit, Carovska vlerëson se gjysmëvjetori I parë I shkollës nuk duhet të përfundojë, por më 31 dhjetor. Siç tha ajo rastet me Covid 19 nuk janë shqetësuese dhe madje nuk kanë kaluar 0.3 % nga numri i përgjithshëm i nxënësve.

    Në vizitën e fundit në Fakultetin e Bujqësisë, Carovska mori kritika për mungesë subvencionesh për studentët e këtij drejtimi ku interesimi është vazhdiisht në rënie.

    “Biseduam edhe për gjendjen aktuale që ka të bëj me punësime të reja në fakultet dhe programet e reja studimore. Interesimi për të studiuar në fakultetin tonë fatkeqësisht po bie shumë ndërkohë që kërkesa në treg po rritet. Duhet të shqyrtojmë mundësinë sesi të subvencionohen këto kuadro në periudhën e ardhshme që të mund të rritet interesimi dhe të kënaqen nevojat e tregut, respektivisht ekonomisë”, deklaroi Vjekoslav Tanaskoviç, dekan i Fakultetit të Bujqësisë.

    Për momentin, Ministria e Arsimt mes tjerash subvencionon studentët e Fakultetit të Shkencave Matmatiko-Natyrore, më qëllim krijimin e kuadrit të ri të mësimdhënësve për shkollat fillore dhe të mesme. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Pendarovski të marrë seriozisht rastet e ndjeshme dhe të mos e nënshkruajë faljen e Boban Iliqit

    Lajmi i rradhës

    Borxhi i komunës së Ohrit i përafrohet borxhit të komunës së Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë