Edhe nga Lëvizja Besa kanë kërkuar që të mos amnistohen personat që kanë probleme me ligjin, siç është rasti i fundit i kryesit të veprës ç’njerëzore-vrasësi i Almirit 4-vjeçar, njofton Nistori.
“Me veprimet e fundit të ministrit të drejtësisë dhe zv/ministrit nga BDI po mundësohet amnistimi i kriminelëve dhe keqbërësve në këtë vend. Lëvizja Besa edhe njëherë riafirmon qëndrimin se pa gjykata të reformuara dhe pa ndryshim të mendësise së vjetër të trashëguar nga sistemi komunist, Maqedonia e Veriut çdoherë do bjerë në provimin për t’u afruar me vlerat e drejtësisë perëndimore ku drejtësia nuk njeh përkatësi etnike apo fetare. Andaj u bëjmë thirrje të gjithë institucioneve kompetente, në rastin konkret presidentit të shtetit, Stevo Pendarovskit që të marrë seriozisht rastet e ndjeshme dhe të reflektojë dhe të mos e nënshkruaj faljen e tyre.” – thonë Besa.
Lëvizja shton, se nëse kjo qeveri do të vazhdojë, atëherë Lëvizja Besa bashkë me gjithë forcat opozitare do të përdorë të gjitha mjetët demokratike për të rrëzuar regjimin LSDM-BDI dhe partive tjera më të vogla shqiptare patericë të dy partive më të mëdha qeveritare. /Nistori/
12 policë keqpërdorën pozitën dhe detyrën zyrtare, MPB me kallëzim penal
Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të…