Borxhi i komunës së Ohrit i përafrohet borxhit të komunës së Tetovës

    Borxhi i përgjithshëm i komunës së Ohrit së bashku me ndërmarrjet publike është rreth 22 milionë euro, njoftoi kryetari i ri i Ohrit, Kirill Pecakov.

    Vetëm nga korriku deri në nëntor borxhi total është rritur për 8 milionë euro.

    “Në periudhën parazgjedhore, përkatësisht para fillimit të fushatës zgjedhore dhe gjatë saj, borxhi i komunës së Ohrit u rrit në një shumë prej pak më shumë se 8 milionë euro. E gjithë kjo është në radhë të parë rezultat i punës joekonomike, mbingarkesës së buxhetit, ndarjes së shumave të mëdha për punësim të përkohshëm, transferimeve për OJQ-të dhe mediat. Rreth 2.5 milionë euro, vetëm në vitin parazgjedhor 2021 janë kontrata të lidhura dhe tenderuar ekskluzivisht për asfaltim. Pjesa tjetër ka të bëjë me fatura që nuk janë shënuar”, deklaroi Kirill Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Bashkë me Zaevin, do të ikë edhe ministrja e arsimit Milla Carovska

    Lajmi i rradhës

    Tetovarët kërkojnë të hiqet spitali i djegur modular, ndikon për të keq në psikologjinë e njerëzve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë