Komuna e Ohrit me 22 milionë euro borxh!

    22 milionë euro është borxhi i Komunës së Ohrit, ndërsa i pari i kësaj Komune Kirill Pecakov thotë se e ka trashëguar nga kryetari i kaluar. Ai thotë se sfida e tij me e madhe është realizmi i projekteve pas një borxhi kaq të madh.

    “Realisht komunën duhet ta gjeja me 8.5 ose 9 milionë euro për shkak të lehtësimit të borxhit që e bëri qeveria e Maqedonisë me 7 milionë euro për të gjithë komunat, atëherë kishte paket, ndërsa për ne ishte 7 milionë euro, duhej të ishte kaq, por unë trashëgova 14 milionë euro borxh dhe 7 milionë euro borxh nga ndërmarrjet komunale d.m.th. komplet 22 milionë euro borxhi i komunës së Ohrit”. tha Kirill Pecakov, kryetarë i komunës së 0hrit.

    Pyetëm disa qytetarë të Ohrit se çfarë presin nga kryetari i ri i këtij qyteti?!

     “Ky nuk ka mjete, nga ku do t’i ketë mjetet, gjithçka është e mbartur, eja ti ne xhep bosh.., çfarë do të bësh? Asgjë! Gjithçka është bartur, ndoshta do të bëhet  më mirë”

     “Unë mendoj se ky kryetari që erdhi tani do të bëjë gjithçka që të mos vijë deri tek humbja e statusit të UNESKO-s “

    Megjithatë Pecakov thotë se po bënë maksimumin për realizmin e projekteve me mjete nëpërmjet Bankës Evropiane dhe Bankës Botërore si dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal. Ai tha se komunave Qeveria nuk ua ka shtrirë dorën për t’i ndihmuar me çmimin e energjisë elektrike, çështje kjo e cila shqetëson të gjithë kryetarët e komunave. Ndërsa sa u takon plazheve dhe sezonit verorë në Ohër ai tha se plazhet po mundohen t’i pastrojnë, por do të jenë si vitin e kaluar të pa rregulluara, për këtë fajin e hodhi tek qeveria.

     “Barra për pastrimin e plazheve ra mbi komunën e Ohrit. Kërkojmë mënyrë gjatë gjithë kohës për ta zgjidhur atë problem. Nuk shkon aq mirë, nuk e di nëse është për atë, sepse po frenojnë, megjithatë problem më i madh është tek qeveria e RM e cila nuk i dorëzon nënshtresat deri te Agjencia për planifikim hapësinorë si dhe te Ministria për transport dhe lidhje që ta përpunojnë atë plan për bregun e liqenit të Ohrit dhe ne ta dimë si komunë se këto 10, 15,20 lokacione mund të ketë rregullim të plazheve”, theksoi  Kirill Pecakov, kryetarë i komunës së 0hrit.

    Sa i takon ndërtimit të portit në vendin e ashtuquajtur Moçali Studençishta, Kirill Pecakov ishte i prerë në përgjigjen e tij duke thënë se nuk do të ndërtohet asnjë port në atë pjesë të Ohrit e cila është tejet e frekuentuar gjatë sezonit verorë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    BDI akoma pa kryesi qendrore, por kush i merr vendimet në BDI?!

    Lajmi i rradhës

    Vera, koha më e afërt që Bullgaria të heq veton për hapjen e negociatave me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë