BDI: opozita shqiptare me skenar të Rusisë putiniste

    BDI në njoftim të fundit ka bërë të ditur shpifjet e radhës të opozitës shqiptare se “BDI dëshiron të shkaktojë krizë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale”, janë shpifje copy-paste e VMRO-DPMNE-së së Mickoskit.

    “Nëse deri dje opozita koordinohej me qendrat pro-ruse, nga sot ata funksionojnë me një Shtab të përbashkët zgjedhor, duke u shndërruar kështu në vegël të qendrave pro-ruse në vend.

    Të bindur se Bujar Osmani do të jetë kandidati që do të kalojë raundin e parë dhe në fakt – president në ardhje, opozita shqiptare nis fushatë për të ndihmuar kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskën, duke shpifur pareshtur kundër Bujar Osmanit dhe Frontit Europian”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Sipas tyre kjo u dëshmua me deklaratat e fundit, të koordinuara me ministrin teknik të VMRO-DPMNE-së për Punë të Brendshme, i cili ditë më parë kërkoi prani të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar, në përpjekje për të paraqitur shqiptarët si faktor destabilizues.

    “Njëkohësisht, u apelojmë qytetarëve të mos bien pre e lajmeve të rreme, shpifjeve dhe luftës speciale hibride ruse që nxit urrejtjen ndëretnike dhe rrezikon rrugën euro-integruese të vendit”, shkuan BDI.

    Lajmi Paraprak

    Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara

    Lajmi i rradhës

    Ohri pritet të përballet me problem serioz para fillimit të sezonit turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë