Ohri pritet të përballet me problem serioz para fillimit të sezonit turistik

    Të gjitha pajisjet, që tavolinat e karriget e objekteve gastronomike janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Komuna ka miratuar program për pajisje urbane, por ende është në pritje të miratimit nga Enti dhe Muzeu i Ohrit. Kryetari i komunës Kiril Pecakov thotë se Ohri do të përballet me problem serioz para fillimit të sezonit turistik.

    “Për herë të parë Enti dhe muzeu, në vend që të na japin mendim pozitiv apo negativ, nëse ka ndonjë vërejtje, programi është dërguar në komisionin për UNESKO-n. Problemi më i vogël është nëse do të vendosim pajisje urbane dhe të gjitha ato aktivitete që janë pjesë e ofertës së Ohrit gjatë verës. Kemi problem me objektet, të cilat funksionojnë pa leje, pa paguar taksën e shërbimeve komunale. Komuna është e dëmtuar, por edhe ata nuk kanë dokument për mënyrën e punës”, tha Kirill Pecakov – kryetar i Ohrit.

    Reagojnë edhe gastronomët, të cilët druajnë se shërbimet e inspektimit mund t’i gjobisin.

    “Pajisjet urbane duhet të jenë në dispozicion në dimër dhe verë, nuk duhet të presim që të përfundojë 1 maji apo shtatori. Duhet një vit i tërë për të punuar. Nuk duhet të presim, me kërcënime do t’ju shkruajmë gjoba. Në vend që të na inkurajojnë të bëjmë më shumë për qytetin, ky është edhe një tjetër frenim. Pse vijnë të ftuarit për të ecur në rrugë, nëse nuk ka përmbajtje se ku të ndalen”, u shpreh Lupço Patçev – gastronom.

    Nga Muzeu i Ohrit thonë se brenda afatit ligjor kanë përpiluar mendim profesional për vendosjen e pajisjeve urbane dhe tani i është dorëzuar Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, e cila duhet të vlerësojë nëse aktivitetet e ndërmarra kanë ndikim negativ në zonën, ndërsa janë shënuar në referencat e UNESKO-s. Nga aty shprehen se pasi ta marrin dokumentin do ta dorëzojnë në komunë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI: opozita shqiptare me skenar të Rusisë putiniste

    Lajmi i rradhës

    Banorët e malësisë së Sharrit nuk mund të marrin drutë në pronat e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë