BDI: VMRO-ja të përfshihet në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese

    Pas propozimit të VMRO-së për modelin kroat, BDI-ja i bëri thirrje partisë së Mickoskit që të dërgojë përfaqësues në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Sipas BDI-së gjatë procesit të bisedimeve do të shohin se përfshirja e jo përjashtimi i bashkësive në vendin tonë e bënë këtë shtet më të bashkuar, më harmonik dhe më evropian.

    Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët propozimin e VMRO-së e konsideron si mosnjohje të realitetit ose lajthitje të qëllimshme për efekte elektorale. Sipas ASH-së koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë.

    Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e VMRO-së si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje, theksojnë nga ASH.

    Lajmi Paraprak

    Tronditëse, makina në Astir “fluturon” në ajër qytetarin (Video)

    Lajmi i rradhës

    Gjykatat civile në RMV janë të mbushura me procedime që zhvillohen për marrëdhëniet punëtor – punëdhënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë