BE: Djegia e Kuranit apo çdo libri tjetër të shenjtë është ‘akt i qartë provokimi’

    Bashkimi Evropian (BE) tha sot se djegia e kopjes së Kuranit ose çdo libri tjetër të shenjtë “është fyese dhe mosrespektuese dhe akt i qartë provokimi”, transmeton Anadolu.

    Deklarata e bllokut erdhi pasi një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.

    Provokimi ndodhi në ditën e Kurban Bajramit, një nga festat kryesore fetare islame të festuar nga muslimanët në mbarë botën.

    “Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës që buron nga këto nuk kanë vend në Evropë”, tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë.

    “BE-ja i bashkohet Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme në refuzimin e saj të fuqishëm të djegies së Kuranit nga një individ në Suedi. Ky akt në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet e Bashkimit Evropian”, theksoi Massrali.

    “Është edhe më e trishtueshme që një akt i tillë është kryer në festën e rëndësishme muslimane të Kurban Bajramit”, shtoi ajo.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Mickoski është i rrethuar me kriminelë, duhet të japë dorëheqje nga kreu i VMRO-DPMNE-së

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Të hetohet Merko, sa më parë të zbardhet e vërteta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë