Bekteshi i pa informuar për rritjen e çmimit të bukës

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kompanitë e mëdha që merren me prodhimin e bukës janë të informuar se çfarë pason nëse ato i rrisin çmimet, por kur gazetarët e njoftuan atë se çmimi i bukës së bardhë prej dje është rritur nga 33 në 37 denarë, ai paralajmëroi masa.

    “Lidhur me bukën unë në disa raste u kam bërë thirrje prodhuesve të bukës në shtetin tonë, veçanërisht në rajonin e Shkupit. Ato 4-5 kompanitë që janë më të mëdha, ato e dijnë mirë se çfarë do të vijojë nëse e rrisin çmimin e bukës.
    -Është rritur dje…
    -Pra nesër mund të merren masa”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Bekteshi tha se më së voni në fillim të javës së ardhshme do të bëhen të ditura masat për parandalimin e rritjes së çmimeve.

    “Momentalisht zotëri Besimi është kah fundi me përgatitjen e propozim ribalansit të buxhetit dhe me siguri deri në fund të javës, më së voni në fillim të javës së ardhshme do të dalim edhe me buxhetin e ri dhe normalisht edhe me masa të reja që do të jenë në favor të qytetarëve”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Sipas Bekteshit kufizimi i marzhave mund të mos jetë pjesë e masave të reja, pasi siç tha ai kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë, dhe arsyeja pse po bëhen analizat është tentimi që në mënyrë direkte të mbështeten kategoritë e rënduara të qytetarëve që sipas tij, e kanë pasur një vit të rëndë me inflacionin./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shtetarët, burgu dhe turpi

    Lajmi i rradhës

    “Onkologjia”, ministri Mexhiti qetëson publikun me video-mesazhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë