Bekteshi: Mbi 200 kompani me kushte më të mira për investim

    Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij në Fejsbuk.

    Siç njofton Ministria e Ekonomisë, me këto ndryshime të Ligjit lehtësohen kriteret për aplikim dhe për pagesën e mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese.

    “Me ndryshimet e këtij Ligji do të lehtësohen kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, e veçanërisht kompanitë potenciale të reja, që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në vitin 2021”, qëndron në kumtesë.

    Në përputhje me ndryshimet ligjore, sqarohet lehtësohen kushtet për ndarjen e mbështetjes financiare për kompanitë që kanë investuar në kushte të Kovid-it, rritet përfshirja e kompanive që do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare, përmirësohen kushtet për investime nga diaspora, ndërsa u jepet edhe  mbështetje plotësuese financiare kompanive që janë nga rajonet më pak të zhvilluara në shtet

    Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji është nxitja e përshpejtuar e rritjes ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësimeve.

    Ligji për mbështetje financiare të investimeve filloi të zbatohet në vitin 2018 si pjesë e Planit për rritje ekonomike të Qeverisë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: Në vitin 2022 pushimi lindjes do të zgjatë 12 muaj

    Lajmi i rradhës

    Skavicat, buti i Danaideve dhe “ekonomia e gjelbër” bujqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë