Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: Në vitin 2022 pushimi lindjes do të zgjatë 12 muaj

    Në vitin 2022 duhet të fillojë zbatimi i Ligjit për raporte pune, sipas të cilit pushimi i lindjes do të zgjas më shumë se nëntë muaj. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në prill të këtij viti paralajmëroi se është e mundur që nënat të shfrytëzojnë pushimin e lindjes prej 12 muajsh, në vend se si deri më tani 9 muaj, ndërsa baballarët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë 10 ditë pushim për lindjen e fëmijës.

    Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për SDK thonë se, çështja me pushimin e lindjes është lëndë për rregullimin e Ligjit për raporte pune. Në periudhën e kaluar është punuar në përgatitjen e Ligjit të ri për raportet e punës në të cilin më hollësisht, në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian dhe konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, parashikohet që përkrah kohëzgjatjes së pushimit, të parashikohet pushimi i nënës, pushimi i babait dhe pushimi i prindit.

    Ligji përgatitet me partnerë social, është shfrytëzuar përvojë ndërkombëtare, si dhe propozime dhe mendime të opinionit të ekspertëve.

    “Për ligjin e propozuar do të ketë debat publik, pas çka i njëjti duhet të miratohet nga ana e Qeverisë, miratimi i së cilit është planifikuar deri në fund të vitit, ndërsa më pas i njëjti të miratohet nga Kuvendi. do të thotë, zbatimi i Ligjit, në pajtueshmëri me atë që është theksuar, duhet të fillojë në vitin 2020”, thuhet në përgjigjen e ministres Shahpaska.

    Lajmi Paraprak

    Shtetasit e RMV-së do të mund të udhëtojnë në Qipro pa test ose karantinë

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Mbi 200 kompani me kushte më të mira për investim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë