Besa: BDI të përgjigjet nëse qëndron në pushtet për qytetarët apo për interesa klanore

    Lëvizja BESA e quan skandaloze deklarata e ministrit Bujar Osmani se nuk e ka ditur se kompania “Eurovia” është donatore e BDI-së. Nga kjo parti thonë se lidhjes e biznesit të BDI-së me kompaninë që ka fituar tenderin 1.8 milionë euro nga MPJ janë dukshme dhe kjo dëshmohet qartësisht nga të hyrat dhe fitimet e kompanisë në fjalë viteve të fundit. BESA kërkon që BDI-ja të përgjigjet nëse qëndron në pushtet për të mbrojtur qytetarët apo për mbrojtjen e interesave klanore.

    “Andaj, ne si Lëvizje Besa, ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni për Anti Korrupsion dhe Revizioni Shtetëror, që menjëherë të fillojnë me shqyrtimin në detaje të dokumentacionit tenderues për t’u zbardhur e vërteta se si pikërisht nga gjithë kompanitë aplikuese në tender, u arrit që tenderin prej 1.8 milion eurove ta fitoj pikërisht kompania donatore e BDI-së”, deklaroi Hasim Murtezani, Lëvizja Besa.

    Lajmi Paraprak

    Dekonstruksion

    Lajmi i rradhës

    Viti i ri shkollor, do të fillojë me probleme të vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë