Viti i ri shkollor, do të fillojë me probleme të vjetra

    Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur vitin e ri shkollor 2023-24, shkruan Alsat.

    Ndryshe nga të tjerët, nxënësit e klasës së tretë dhe të gjashtë do të mbeten në pritje të librave. Siç tha ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri  tekstet për klasën e tretë tashmë janë aprovuar dhe po printohen ndërsa ato për klasën e gjashtë janë në fazë të aprovimit.

    “Janë në fazë ku autorët kanë dhënë vërejtje nga komisioni recensues, ka mbet vetëm referuesi pranë këshillit nacional për lëndë të caktuara. Lëndën e gjuhës shqipe e kemi më tash të aprovuar në klasën e gjashtë që është arrit në një kohë maksimale në këtë periudhë dhe ato pasi të aprovohen secila do të dorëzohet deri tek nxënësit. Besoj dhe nuk do të jetë përsëritja e vitit të mëparshëm. Gjithçka edhe për klasën e gjashtë jam i bindur që do të ndodhë brenda shtatorit  për disa lëndë të caktuara, për disa lëndë në fillim të tetorit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Në prag të nisjes së mësimit, ministri Shaqiri kujtoi sindikatat e arsimit që mos të përfitojnë anëtarësi në kurriz të nxënësve dhe mësimdhënësve duke paralajmëruar grevë në mësim.

    “Nuk dua që nxënësit ose mësimdhënësit të jenë pjesë e politikës ditore që zhvillohet mes sindikatave se cila të marrë më shumë anëtarësi, le të gjejnë çfarëdo lloj instrumenti tjetër. Unë e them se nga 1 Shtatori do të kenë paga më të larta të cilat në vazhdimësi, brenda një viti janë rritur për 35 % e që nuk është bërë për më shumë 20 vjet. Nëse vazhdojmë kështu, me modelin e ri të marrëveshjes kolektive atëherë për çdo vit do të kemi rritje pagash”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Ndër risitë me të cilat nis ky vit shkollor është edhe pushimi pranveror që do të realizohet nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

    Gjithashtu, Shaqiri tha se nuk do të mungojë siguria në shkolla, asistentët për fëmijët me aftësi të posaçme. Viti i ri shkollor do të përmbyllet më 17 qershor 2024./

    Lajmi Paraprak

    Besa: BDI të përgjigjet nëse qëndron në pushtet për qytetarët apo për interesa klanore

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Shpenzimi transparent i mjeteve buxhetore është prioritet strategjik Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë