Bexheti: Artan Grubi dhe klani i tij, jo pjesë ekskluzive e vendimmarrjeve

    Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhit nga Studeniçani tha se në një parti nuk ka demokraci nëse nuk ka llogaridhënie. Ai adresoi kritika të shumta drejt ministrave shqiptarë në Qeveri, ndërsa tha se të gjithë i plotësojnë kriteret për t’u larguar dhe për t’u zëvendësuar me siç tha ai, djem dhe vajza të reja që janë të përgatitur, përcjell Nistori.

    “Nuk na duhen njerëz të salloneve, pra thjesht duhet të ndërrohen me njerëz…të vjen ndryshimi për shkak se thash, ky ekzekutiv ka ardhur pa vota të qytetarit, pa vota të Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe ajo që është më e rëndësishmja, nuk kanë realizim, as në infrastrukturë, as në përfaqësim adekuat, as në gjuhën shqipe, as në decentralizim dhe as në një segment tjetër, pra i plotësojnë të gjitha kriteret për të shkuar dhe për të ardhur djem dhe vajza të reja, që janë të përgatitur, që janë të popullit, që janë të qytetarit dhe të cilët përvjelin krahët për të punuar në interes të qytetarit shqiptar”, tha mes tjerash Mexhiti.

    Kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi nga Studeniçani i Shkupit adresoi sot sërish kritika deri tek anëtarët e ekzekutivit nga radhët e BDI-së për mos-realizim të premtimeve. Xhaferi tha se janë krijuar hapësira që ASh të futet në Qeveri, ndërkaq sipas tij, BDI po përçahet nga brenda.

    “Ne kemi hapësirë Aleancën për Shqiptarët ta integrojmë në Qeveri, ta mobilizojmë, a faktikisht nuk jemi të vetëdijshëm që partia jonë është duke u përçarë, duke u krijuar një hendek në mes anëtarëve të kryesisë, në mes të degëve, në mes të komunave. Unë mendoj se është koha alarmante që ne duhet të vetëdijësohemi dhe duhet të mobilizohemi që të trokasim te dyert e BDI-së, që këtë gjendje nuk duhet ta lejojmë më andej, por duhet të ulemi të gjejmë kompromiset e duhura për ta ruajtur BDI-në”, tha mes tjerash Xhaferi.

    Sekretari organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në paraqitjen e tij të sotme në Studeniçan tha se anëtarët e BDI-së në ekzekutiv duhet të japin llogari para partisë. Bexheti tha se grupi i pakënaqur brenda BDI-së nuk dëshiron të jetë pjesë e ekzekutivit, por që kërkon meritokraci.

    Sekretari organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në paraqitjen e tij të sotme në Studeniçan tha se anëtarët e BDI-së në ekzekutiv duhet të japin llogari para partisë. Bexheti tha se grupi i pakënaqur brenda BDI-së nuk dëshiron të jetë pjesë e ekzekutivit, por që kërkon meritokraci.

    “Me rëndësi është që qytetarët, shqiptarët të ecin përpara, nuk janë me rëndësi postet individuale dhe më lejoni t’ju them që askush nga ne, që në fillim e kemi thënë që nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e ekzekutivit, vetëm kërkojmë që të respektohet meritokracia, që të respektohet baza dhe jo të bëhet pjesë ekskluzive vendimmarrja e Artan Grubit dhe klanit të tij”, tha mes tjerash Bexheti.

    Ndryshe, më 27 dhjetor të vitit të kaluar, të pakënaqurit brenda BDI-së nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv para mediave shpalosën raportin për punën e ministrave për projektet e premtuara dhe të parealizuara. Pas nënkryetarit të partisë Izet Mexhiti në këtë paraqitje u radhitën sekretari organizativ, sekretarja për barazi gjinore, kryetari këshillit mbikëqyrës, anëtar të kryesisë qendrore, sekretarë shtetëror dhe këshilltarë, zv/ministra dhe deputetë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 60% e studentëve janë përfitues të bursave

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: KFOR-i e ka refuzuar kërkesën tonë për kthimin e trupave në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë