Bexheti: Ne i kemi sjellë fitore Ali Ahmetit dhe BDI-së

    I ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së, edhe mbrëmë ka vazhduar takimet me qytetarët në sallën e Teatrit Kombëtar në Shkup.

    Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, mbajti fjalim para të pranishmëve, ndërsa tha se “rinia që e ka mbushur sallën e teatrit dhe ata që janë jashtë, i kanë sjell fitore BDI-së dhe Ali Ahmetit”.

    “Gjithmonë, kur rinia është mobilizuar në çdo aktivitet, ashtu siç kemi bërë beteja të përbashkëta në fushata zgjedhore, të gjithë ne që jemi këtu, në sallë dhe ata që kanë mbetur jashtë, me familjet e juaja, me shokët miqtë e juaj, ne Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit i kemi sjell fitore”, tha Bexheti.

    Fjalim ka mbajtur edhe Visar Ganiu, i cili theksoi se “rinia që gjendet në këtë tubim vendosi të mos bëhet pjesë e karvanit të autobusëve që ikin në mërgim”.

    “Ndoshta përfaqësuesit e ekzekutivit ju kanë harruar, madje duke mos i bërë vend asnjë përfaqësuesi nga radhët e Forumeve rinore në mesin e tyre. Por ama ju jeni këtu dhe do të qëndroni këtu, për të kërkuar gjithçka që ju takon, për të thënë se s’keni ndërmend të jeni pjesë e karvanëve të autobusëve me të rinj që po e braktisin vendin për kurbet gjithnjë e më shumë, sepse ju jeni pjesë e karvanëve të autobusëve vendorë që shkojnë çdo ditë nëpër universitetet për t’u shkolluar e emancipuar”, tha Ganiu.

    Ndërkohë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe zyrtarët tjerë që nuk janë pjesë e grupit që kërkojnë ndryshime në parti, kanë mbajtur takime me qytetarët në Gostivar.

    Lajmi Paraprak

    Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin? Çfarë rekomandohet

    Lajmi i rradhës

    Mungojnë ilaçet në barnatoret dhe klinikat e Kumanovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë