Mungojnë ilaçet në barnatoret dhe klinikat e Kumanovës

    Kryetari i Shoqatës së mjekëve amë në Kumanovë, Dr. Fatmir Hasani, tërheq vërejtjen se medikamente të ndryshme mungojnë nëpër barnatoret dhe ordinancat e qytetit në Kumanovë. Sipas tij, brengos fakti se nëpër barnatore mungojnë barnat antibiotikë për sëmundjet kronike, pastaj barnat për sëmundjet e zemrës, veshkëve, reumës e sëmundje të tjera.

    “Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë janë shumë të pakujdesshme pasi që pacientët po ankohen se disa barna po mungojnë, një ndër to janë edhe barnat antibiotikë, si për shembull Cefaklor, Cefurksim, pra barna për fëmijë, e mos të flasim më për terapinë ampulare e cila po mungon e që duhet të jetë e patjetërsueshme në çdo ordinancë ku kemi pacientë që vijnë me të vjella, barkëqitje, temperaturë të lartë, pastaj nuk jemi në gjendje t’i shërbejmë, kemi pacient që nuk mund t’i konsumojnë barnat, atyre duhet t’u japim injeksione, e nuk kemi as injeksione e as barna.”, – tha për TVM2, d-r Fatmir Hasani nga “Shoqata e mjekëve amë” – Kumanovë.

    Ai apelon tek institucionet kompetente që të ndërrohet regjimi i barnave, me qëllim që pacientët mos të enden prej te mjeku amë deri te mjeku sekundar, pasi që në këtë mënyrë vetëm humbin kohë.

    “Kërkojmë që regjimi i barnave të ndërrohet nga ana e FSh dhe të gjitha barnat që shërbejnë për sëmundjet që kanë të bëjnë me tension, kolesterol, t’i shkruajë mjeku amë me qëllim që mos të enden pacientët prej te mjeku amë te mjeku sekondar, pasi kështu vetëm humbin kohë, por edhe të holla.”, – shtoi, d-r Fatmir Asani nga “Shoqata e mjekëve amë” – Kumanovë.

    Në situatë të këtillë të mungesës së barnave nëpër barnatore dhe ordinance, pacientët janë të detyruar t’i ndërrojnë barnat nga prodhues të tjerë ose të shkojnë në komunat fqinje ose në shtetet fqinje, si në Shkup, Preshevë, Bujanoc ose Vrajë. (TVM2)

    Lajmi Paraprak

    Bexheti: Ne i kemi sjellë fitore Ali Ahmetit dhe BDI-së

    Lajmi i rradhës

    13 VITET E PRITJES PËR ÇARSHINË! | As ligji nuk i mbron dot monumentet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë