Ndërprerja e rrjeteve sociale dhe hutia që shkaktoi te shqiptarët

    Prof. Dr. Qufli Osmani

    Fuqia e ndikimit të rrjeteve sociale mbi të rinjtë dhe gjithë neve varet jo aq shumë nga koha që e kalojmë me rrjetet sociale, aq sa nga cilësia e raportit tonë që kemi me rrjetet sociale, nga përmbajtja (nëse lexojm ose krijojm statuse), por edhe nga shumë faktorë të tjerë.

    Kemi krijuar një lidhje, që mundësoi përhapjen e të ashtuquajturës paradigmë “rrjeti social si tregim”. Termi “rrjeti social si tregim/rëfim” mund të përkufizohet si një supertopik dhe metanarrativ që përbën tema dhe diskurse të ndryshme të vogla, kështu që përhapja e “rrjetit social si tregim” ka siguruar qasje në përmbajtje të ndryshme të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me abstenimin 7 orësh nga rrjetet sociale.

    Vërehet gjithnjë e më i lartë përdorimi kompulsiv i rrjeteve sociale: në vende publike, gjatë shëtitjes, në parqe ose vende të ndryshme rekreative; në kafiteri, shkollë, vende të punës, në shtëpi, pushime, në plazhë, etj. Rrjetet sociale nuk duhet shikuar vetëm nga aspekti negativ. Përkundrazi, mirëqenia psikosociale nga përdorimi i rrjeteve sociale është më se evidente.

    Për të kuptuar se si ndikoi abstenimi 7 orësh nga rrjetet sociale do ta kisha cilësuar si një reagim “after shock”. Çfarë ndodhi pasi u rregullua rrjeti? Në fakt, u krijuan dhe u përhapën të a.q “statuse absteinenciale”. Përdoruesit e facebook-ut postonin sesa të tjerëve iu ka munguar qasja në rrjetet sociale, sesa të tjerët janë të varur, të obsesionuar, të ndikuar nga rrjetet sociale. Në fakt, duke projektuar shqetësimin tek tjetri, ata po projektonin reagimin e tyre kundrejt abstenimit sesa në fakt atyre iu ka munguar dhe sa iu ka penguar privimi nga “në dritarja soacial-informative”

    Rrjetet sociale dhe postimet janë shndërruar në stil jetese, një nevojë që kërkon plotësimin pa kusht të saj, ashtu siç kemi shumë nevoja tjera. T’i bëjmë një test vetes. Për pak çastesh, analizoni sesi ndikoi shkëputja disa orëshe nga rrjetet sociale? Nëse vlerësoni (duke qenë në plotni objektive) se ju mungonte ose gjatë kësaj kohe keni qenë të preokupuar me “nevojën për qasje” atëherë po shfaqni një dozë të obesionimit kundrejt rrjeteve sociale. Por, nëse keni bërë veprime dhe përpjekje për të siguruar qasje në celularin tuaj edhe ta hapni rrjetin (keni pyetur miqtë për atë se çfarë ndodhë me facebook-un, a kanë qasje, keni kontrolluar rrjetin e wifee, etj, ku kjo mund të cilësohet si kompulsivitet. Studimet tregojnë se abstenimi nga Facebooku ka efekte pozitive në dy dimensionet e mirëqenies: kënaqësia jonë nga jeta rritet dhe emocionet tona bëhen më pozitive. Për më tepër, u demonstrua se këto efekte ishin dukshëm më të mëdha për përdoruesit e rëndë të Facebook, përdoruesit pasivë të Facebook dhe përdoruesit që kanë tendencë t’i kenë zili të tjerët në Facebook.

    Duhet parashtruar pyetja nëse varësia nga rrjetet sociale dallon nga varësia nga smartphonat. Në fakt, nga cila varshmëri duhet të kemi kujdes. Duhet nënvizuar se sot njeriu në “fshatin global” ballafaqohet me një sërë varsësish. Duhet nënvizuar se njerëzit kanë nevojë gjithnjë më të theksuar për “portretizim në rrjetet sociale” të aspekteve më pozitive të jetës së tyre dhe se njerëzit e tjerë – të cilët kanë tendencë t’i përceptojnë këto parashikime si të njëanshme pozitive – dhe në këtë mënyrë arrijmë deri tek përshtypja se jeta jonë është e ndryshme nga jeta e përdoruesve të tjerë të Facebook. Dhe kjo i bënë të ngujuar përpara Facebook-ut, Istagram-it, Twitter-it, Tik-Tok-ut, etj. Diku qëndron balansi dhe duhet gjetur balansin mes nevojës – portretizim dixhital dhe atij real.

    Shkrimi është shkrur në veçanti për Nistori.com dhe të drejtat e botimit i ka autori dhe Nistori.

    Lajmi Paraprak

    Bexheti: PDSH do t’ia rikthejë shpresën Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Sela: Për Zaevin ka rëndësi Filipçja e jo 14 viktimat në tragjedinë e 8 shtatorit

    Lajme tjera

    Mjedisi i egos

    DR. MIMOZA AHMETI Egoja mendohej si një konstrukt. Më vonë u pa se ky konstrukt ishte një koncept…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë