BFI: Këtë vit do të organizohet Haxhi

    Qabja

    Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u diskutua për organizimin e jetës fetare në muajin Ramazan, për Haxhin dhe për kurbanat, të cilët sipas Raportit për vitin 2021, numri i planifikuar u tejkalua për tre mijë kurbana, gjë e cila kërkon një qasje edhe më serioze dhe me kohë e përgatitur, përcjell Nistori.

    BFI-ja, lidhur me Haxhin informon besimtarët e vendit se sipas informatave nga autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, sivjet do të organizohet udhëtim për kryerjen e Haxhit. Për informata tjera rreth Haxhit në mënyrë plotësuese do të jepen pasi të nënshkruhet Mahdari me Ministrinë e Haxhit të MAS.

    Rijaseti i BFI-së miratoi edhe këto konkluza: 1. Informojmë besimtarët dhe opinionin e gjërë se Ramazani sipas takvimit për vitin 2022/1443-1444 H. fillon më 02 Prill, (e shtunë). 2. Duke patur parasysh krizën si pasojë e Pandemisë Covid-19 dhe luftës aktuale, kategoria e Sadekatul-fitrit mbetet e njejtë, pra Kategoria e parë: 150,oo den. Kategoria e dytë: 200,00 den., Kategoria e tretë 300,oo den. dhe Kategoria e katërt 400,oo den. 3. Obligohet Shërbimi Fetaro-arsimor që të përgatit Tabelën e Zeqatit. 4. Lidhur me kurbanat të formohet Komision i cili do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kurbanat për vitin 2022. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Industria automobilistike e prekur nga lufta në Ukrainë”

    Lajmi i rradhës

    Rigjykimet në RMV rrisin mosbesimin në drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë