“Industria automobilistike e prekur nga lufta në Ukrainë”

    Kryetari i Shoqatës së Kompanive të Huaja me Prodhim të Avancuar Teknologjik, Viktor Mizo, i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se lufta në Ukrainë shkaktoi mbylljen e shumë kompanive në industrinë automobilistike, dhe se analizat e ekspertëve tashmë parashikojnë rënie të sektorit në të gjithë Europën.

    “Me fillimin e krizës në Ukrainë, një numër kompanish, rreth 75,000 njerëz, punojnë në sektorin automobilistik në Ukrainë, dhe shumë prej tyre janë në Ukrainën Perëndimore. Shumica e tyre ndaluan plotësisht prodhimin. Për pasojë ka pasur anulime turnesh, ulje të vëllimit të punës, madje edhe mbyllje të plotë të disa kapaciteteve. Tashmë në biseda me kompanitë po shohim se ka një vëllim të reduktuar të porosive dhe ajo që tashmë është konfirmuar nga analistët për Evropën, është se rënia në industrinë automobilistik për këtë vit në Evropë do të jetë të paktën 15% më pak se sa ishte planifikuar”, tha Mizo

    Lajmi Paraprak

    Iseni: Bizneset në dy muajt e parë të 2022, janë duke funksionuar me humbje

    Lajmi i rradhës

    BFI: Këtë vit do të organizohet Haxhi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë