BFI njofton qytetarët se Haxhi këtë vit do të kushtojë 5.700 euro për kryerjen e kushtit të pestë islam

    Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes rrjetit social Fejsbuk ka publikuar më konkretisht lofertën e Haxhit për këtë vit.

    “Rijaseti i BFI-së duke u bazuar në nenin 3 pika 17 të Kushtetutës së BFI-së, edhe këtë vit organizon udhëtim për kryerjen e Kushtit të pestë islam – Haxhit. Komisioni Qëndror i Haxhit 2022 pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, në bazë të analizave të bëra, faktorëve, të cilët ndikojnë në çmimin e arazhmanit të Haxhit, vendosi me sa vijon: Çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit 1443 H – 2022, është 5.700 euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të mesem të Bankës Popullore të RМV në ditën e pagimit”, thuhet në njoftimin nga BFI.

    Në çmim përfshihen: Viza dalëse, Procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit, Vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojtje shëndetësore, Biletat dykahshe të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta,  Qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mina, Ushqimi (gjatë qëndrimit në hotele), Ihrami dhe Kurbani dhe të gjitha taksat e haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite.

    Siç potencojnë nga BFI, nisja planifikohet më 27, 29 dhe 30 qershor 2022, (Shkup-Xhidde), ndërsa kthimi më 21, 22 dhe 25 korrik 2022, (Medina-Shkup).

    Gjithashtu informojnë se regjistrimi për Haxh 2022 ka përfunduar nga se është plotësuar kuota e caktuar për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite.

    Lajmi Paraprak

    Hipokondria, gjendja e shqetësimit ekstrem për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Markoviq: Nuk është fundi i botës nëse negociatat nuk fillojnë në qershor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë