ShGM dhe SPGM dënojnë gjuhën e këshilltarit të BDI-së në Ohër ndaj gazetares Emilija

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve ka dënuar ashpër fyerjet dhe mallkimet e këshilltarit të Komunës së Ohrit, Nefi Useini i cili dje i drejtoi gazetarës, korrespodente  nga Ohri për TV Telma, Emilija Misirlievskit.

    Paraprakisht, dje në pyetjet e gazetarëve të parashtruara përmes telefonit për konflikt të interesit për tenderat e kompanisë së bashkëshortes së tij dhe vendimet e Këshilit të Komunës së Ohrit, ku ai është këshilltar, Useini ia ka kthyer gazetarës me mallkime dhe fyerje.

    “SHGM dhe SPGPM alarmojnë se kjo sjellje nga këshilltarët e pushtetit lokal, të cilët janë zgjedhur dhe paguhen nga qytetarët, ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik është e palejueshme. Kujtojmë se funksionarërt e zgjedhur, siç janë në të vërtetë edhe këshilltarët, kanë për obligim sjelljen profesionale ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe të japin llogari për punën e tyre”, thuhet në reagimin e ShGM-së dhe SPGPM.

    Në reagim më tej thuhet se, një sjellje e këtillë është edhe goditje ndaj informimit të opinionit dhe cenim i interest public.

    Këshilltari i BDI-së nga Komuna e Ohrit dhe biznesmeni i njohur, Nefi Useini dhe vëllau i tij, Ibro u liruan nga dënimi për dhunë ndaj bashkëqytetarit të tij Spiro Topalovski, që ndodhi para dy viteve para një hoteli në Ohër.

    Gjykatësja Biljana Belevska – Projkovska, në vendimin theksoi se është e pakontestueshme që dy vëllezërit kanë sulmuar Topalevskin dhe i kanë shkaktuar lëndime, megjithatë për shkak të deklaratave kontradiktore të Topalovskit, gjykata nuk përcaktoi se ai është i dëmtuar.

    Lajmi Paraprak

    Ruzhin: Propozimi francez është bazë e mirë për tejkalimin e kontestit RMV-Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Bilalli-Zendeli: Opozita e ka bllokuar punën me vërejtje procedurale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë