Bilanci i EShR për 2024: uzurpime të tokës, ndarje të mjeteve financiare pa kriter

    Enti Shtetëror për Revizion ka realizuar revizionin e raportit financiar për vitin 2024 për Komunën e Sveti Nikollës. Ndër tjera u konstatua se janë ndarë mjete për klube sportive pa kritere dhe kushte të qarta.

    “Komuna e Sveti Nikollës, me veprim joadekuat ka siguruar që objektet e ndërtuara pa leje të kryejnë veprimtari në tokë bujqësore”, raportoi Enti, duke sqaruar se Komuna nuk ka marrë leje nga ministria për këtë çështje.

    Në raport theksohet se nga 110 kërkesat e paraqitura për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në tokë bujqësore, 79 kërkesa nuk janë dorëzuar te ministria kompetente për marrjen e pëlqimit.

    “Gjatë vitit 2024, janë lëshuar leje për vendosjen e pajisjeve urbane vetëm për 3 objekte, ndërsa objektet e tjera gastronomike e përdorin sipërfaqen publike të qarkullimit pa leje të lëshuar dhe pa pagesë të taksës komunale për përdorimin e hapësirës përpara hapësirave afariste për ushtrimin e veprimtarisë”, raportoi Revizioni.

    Në inspektim, Enti dha mendim të pafavorshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raportit financiar.

    Enti konstatuar parregullësi edhe në punën e NPK “Komunalec”, duke dëmtuar edhe buxhetin e komunës. Ndërkohë nuk është krijuar Kadastra i Gjelbër, ndërsa komuna nuk ka realizuar të ardhura në baza të taksave komunale në disa sektorë.

    Komuna nuk ka miratuar program vjetor për vendosjen e objekteve të përkohshme dhe nuk janë lëshuar leje për vendosjen e objektit të përkohshëm.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV premton transparencë me financimin e projekteve

    Lajmi i rradhës

    Disa shtete bojkotojnë Eurovisionin për shkak të Izraelit  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë